Mexhiti: Kandidimi i Bujar Osmanit përçan votën shqiptare! (Video)

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, e ka quajtur joserioze kandidaturën e Bujar Osmanit për zgjedhjet presidenciale.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti tha se me kandidimin e Osmanit, BDI-ja vihet në funksion të përçarjes së votës shqiptare.

“BDI nuk e ka hallin e shqiptarëve. Në hamendje se kush do të del humbësi i radhës, nuk ishte në funksion të bashkimit të misionit, por ishte në funksion të përçarjes së votës shqiptare me kandidimin në moment të fundit të Bujarit. Nëse ndjeket z.Ahmeti, promovon kandidantin për president, por kandidati për president nuk ishte aty që është absurd i radhës. Kjo del njejtë sikur kur e promovoi agjendën e gjerlbërt ndërsa ministri i resorit të Ekologjisë nuk ishte me atë dhe u harrua ajo agjendë e gjelbërt. Pra, edhe çështja e Bujarit mendoj se është kandidaturë joserioze dhe tjetra është se qytetarët dhe anëtarësia e BDI-së e kanë kuptuar që në BDI reciklohen 4-5 figura për të gjitha pozitat. Këtu është Aliu, Artani, Bujari, Talati, një, dy tjerë dhe të tjerët janë në shërbim për të mbledhur vota”, tha Mexhiti në një intervistë për gazetën LAJM.