Ligji i propozuar nga LSDM-ja për “branitellat”, është tentativë e përbashkët me BDI-në për ta destabilizua vendin me qëllim për t’i për të shpëtuar nga përgjegjësia, ka thënë sot, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti.
“Kjo është ndër 4-5 tendencat e BDI-së dhe LSDM-së për ta destabilizuar situatën. Bëjnë gjithçka, luajnë edhe me gjuhën, edhe UÇK-në, edhe me ndjenjat kombëtare, fetare. Krejt kjo për të shpëtuar lëkurën e vet dhe t’i ikin përgjegjësisë. Ne bisedojmë si partner brenda Qeverisë dhe kjo iniciativë nuk vjen nga Qeveria, por vjen nga një LSDM e cila deri dje ka luftuar për konceptin qytetar. Brenda rradhëve të veta ka edhe votues dhe anëtarë shqiptar, ka funksionarë shqiptar dhe e njejta LSDM tash pas 8 viteve i kujtohet të propozon ligj për “branitellat”, duke e ditur që kjo nuk mund të kalojë, por vetëm për të krijuar destabilizim të situatës politike. Edhe një herë dua ta rrumbullaksoj që ky ligj nuk kalon”,tha Mexhiti./Gazeta LAJM