Meta miraton aktet normative për vaksinën antiCo vid

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta miraton aktet normative për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, për marrjen e vaksinës anti Covid e konsideruar si marrëveshje sekrete. Përmes një njoftimi të shpërndarë, kreu i shtetit i bën apel qeverisë të tregohet transparente dhe të informojë siç duhet qytetarët. Ai po ashtu thekson se qeveria nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas duhet të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurt, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurt.