Meta mesazh ‘të koduar’: Pranvera nuk ndalet!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një fotografi pranë një peme që sapo ka çelur lulet e para.

“Lulet po shtohen!🌸 Pranvera nuk ndalet!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ky është një mesazh i nënkuptuar i presidentit shqiptar, pasi që nga manifestimi i dy marsit ai shpesh herë i është referuar si ‘pranvera kuqezi’ luftës kundër grushtit të shtetit, siç e quan ai.