Meta: Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook në kuadër të 577-vjetorit e Besëlidhjes së Lezhës. Kreu i shtetit shqiptar shkruan se vepra e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!
“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021.”- shkruan Meta në statusin e tij.

Postimi i plotë:
Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit, vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!
Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021.