Messit i intereson projekti i PSG-së, ka kontratën në tavolinë por s’e firmos

Lionel Messi mund të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni edhe pse ka në tavolinë kontratën e re nga klubi francez.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano shkruan rreth situatës së futbollistit argjentinas dhe thotë se Messi ka kontratën të gatshme, por ende nuk është duke e pranuar, shkruan Lajmi.net

Sipas Romanos, Messi është interesuar të dijë rreth projektit që ka klubi i PSG-së në të ardhmen dhe pastaj të vendos rreth nënshkrimit.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën gjatë këtij sezoni në Ligue 1 ka zhvilluar 22 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 13 asiste./Lajmi.net/