Messin e zë gjumi, Suarez ia publikon foton në rrjetet sociale

Lionel Messi dhe Luis Suarez, janë shokë të mirë edhe jashtë futbollit.

Ata po i kalojnë pushimet së bashku me familjet e tyre në Ibiza.

Por, Suarez ia ka bërë së fundmi “sherrin” Messit.

Teksa po flinte argjentinasi në orën 18:09 të pasditës, uruguajani ia publikoi atij një fotografi në rrjetet sociale.

Kjo foto është bërë virale.

Të dy ishin edhe shokë të skuadrës për disa vite tek Barcelona.