Messi me rekord të ri në Botëror

Leo Messi vazhdon me thyerjen e rekordeve edhe në Kampionatin Botëror.
Pasi kaloi Diego Armando Maradonën në fazën e grupeve në ndeshjet e luajtura në një Botëror (me 22 ndeshje), me golin e tij kundër Australisë ai e bëri këtë edhe në gola.

Mbrëmë argjentinasi ishte vendimtar që kombëtarja e tij kaloi tutje në çerekfinale, duke shënuar edhe golin hapës të takimit.

Ishte goli i parë i Messit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës dhe gjithashtu i nënti që ai ka shënuar në të gjitha Kupat e Botës, një më shumë se Maradona dhe vetëm një më pak nga Gabriel Batistuta, i cili mban rekordin me 10.

Në total, Messi tashmë ka tre gola në këtë Botëror pasi ka shënuar kundër Arabisë Saudite dhe Polonisë në fazën e grupeve dhe barazohet me golashënuesit më të mirë në këtë kampionat: Gakpo, Mbappe, Valencia, Rashford dhe Morata.