Messi me rekord historik në El Clasico

Ylli argjentinas ka kaluar Xavi Hernandezi që kishte zhvilluar 42 paraqitje gjatë karrierës së tij kundër Real Madridit.

32-vjeçari sonte do të zhvillojë paraqitjen e 43-të në fanellën e Barcelonës kundër rivalit të përbetuar.

Katalunasit sonte do të shpresojnë të fitojnë e nëse ndodhë kjo gjë, atëherë do të shkojnë në tetë El Claciso radhazi pa pësuar disfatë.

Po ashtu, kampioni në fuqi në rast se shënon – atëherë do të jetë goli i 400-të i tyre kundër Real Madridit.