Barcelona fitoi ndeshjen e djeshme ndaj Vallecanos 2-1, që ishte e vlefshme për 1/8 e Copa del Rey.
Argjentinasi nuk kishte luajtur me klubin katalanas në dy ndeshjet e fundit, pasi u suspendua në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbao.
Më t’u rikthyer në skuadër, ai arriti që të shënoi një gol i cili ndihmoi ekipin të kualifikohet në fazën tjetër të kësaj gare.
Pas përfundimit të ndeshjes, Messi bëri një gjest të mrekullueshëm duke bërë foto me djemtë të cilët mbledhin topat në fushë./Lajmi.net/