Messi, lojtari i vetëm që shënon në të gjitha fazat e Kupës së Botës

Përveç sigurimit të lavdisë së përgjithshme, pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën, tashmë Lionel Messi mund të krenohet edhe me të arriturat personale në këtë kompeticion.
Argjentinasi bëhet lojtari i parë që shënon gol në të gjitha fazat në Kupën e Botës, transmeton lajmi.net.

“La Pulga” shënoi në fazë të grupeve, në 1/16, në çerekfinale, në gjysmëfinale dhe në finale.

Ndonëse nuk arriti ta merrte “Këpucën e Artë”, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk la pa lënë shenjë në një komepeticion serioz si ky Kampionat Botëror, duke e marrë përsipër fatin e një kombëtareje të tërë.