Messi ka humbur një milion euro që kur i skadoi kontrata me Barcelonën

100 mijë euro në ditë, kaq fitonte Leo Messi te Barcelona.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Lionel Messi ka humbur një milionë euro që nga dita kur i skadoi kontrata me Barcelonën, 30 qershor.

Ai momentalisht është futbollist i lirë dhe nuk paguhet nga askush, as edhe nga Barcelona.

Messi fitonte 100 mijë euro në ditë te Barça sipas AS dhe pasi që është i lirë që 10 ditë, atij nuk do t’i dalin në konte një milionë euro.

Kjo shifër do të rritet edhe më shumë, pasi Barça po e ka të vështirë të gjejë formulën për të rinovuar me Messin, nuk po e lë Fair Play Financiar dhe për këtë duhet të shesë edhe disa futbollistë.