Messi emëroi një lojtar të Real Madridit që mund të fitojë Topin e Artë – nuk është Bellingham

Lionel Messi ka dhënë lëvdata për futbollistët e rinj, pas fitimi të tetë të Topit të Artë në karrierë.

Ylli argjentinas bëri të ditur se lojtar si Erling Haaland, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe shumë të tjerë do të kenë shansin të fitojnë çmimin më të madh individual.

“Haaland, Mbappe, Vinicius dhe shumë lojtarë të rinj mund të konkurrojnë për Topin e Artë në vitet e ardhshme”, ka thënë Messi.

Vinicius përfundoi vetëm i 6-ti në renditjen e Topit të Artë këtë vit, por braziliani mund të jetë sërish në podium nëse mposht rekordin e tij prej 23 golash dhe 21 asistimesh nga sezoni i kaluar.

Megjithatë, rivali i madh i brazilianit për çmimin është Jude Bellingham.

Messi nuk e përmendi atë, por anglezi mund të fitojë Topin e Artë të radhës nëse vazhdon të performojë në këtë nivel.

Shansi i Bellingham do të jetë edhe më i madh nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve dhe Anglia fiton Euron në 2024.