Messi e shet super pallatin, kjo është shifra e çmendur

Futbollisti i PSG-së, Lionel Messi, ka vendosur të shesë këtë apartament luksoz në “Porsche Design Tower” në Miami.

Argjentinasi nuk ka shumë kohë të lirë për të shijuar këtë ndërtesë madhështore, ndaj vendosi të hiqte dorë prej saj.

Sipas mediave amerikane, Messi po e shet pronën për shtatë milionë dollarë.

Futbollisti i PSG-së bleu një apartament nën çati në vitin 2019 për pesë milionë dollarë, që do të thotë se do të fitojë dy milionë nga shitja.

Ky është i vetmi pallat ku mund të parkoni makinën tuaj në katin e 51-të, pranë derës së banesës, falë ashensorit ekskluziv.

Gjithçka është plot luks … Pamje panoramike shtrihet nga çdo dhomë e apartamentit, në tarracë ka një pishinë, ka një saunë, bilardo, mini kinema …

Kjo ndërtesë mahnitëse, përveç objekteve të shumta interesante, ka edhe një sallë mbresëlënëse sportive virtuale.