Messi e fiton për herë të dytë çmimin “Sportisti Botëror i vitit”

Lionel Messi e ka fituar me çmimin individual “Sportisti Botëror i vitit 2023”.

Në ceremoninë e mbajtur në Paris, Messi e fitoi këtë çmim prestigjioz individual nga “Laureus”, shkruan lajmi.net.

Për yllin argjentinas të futbollit ky është çmimi i dytë që e fiton dhe është lojtari i parë njëherit që e fiton dy herë në histori atë.

Para këtij viti, 36-vjeçari i Paris Saint-Germain çmimin e “Sportistit Botëror të vitit” e fitoi në vitin 2020.

“Ky është një nder i veçantë, veçanërisht pasi ‘Laureus World Sports Awards’ janë në Paris këtë vit, qyteti që ka mirëpritur familjen time që kur erdhëm këtu në 2021”.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, jo vetëm nga kombëtarja por edhe te PSG-ja. Nuk e kam arritur asnjë nga këto i vetëm dhe jam mirënjohës që mund të ndaj gjithçka me ta”, deklaroi Messi pasi pranoi çmimin.