Messi do të thyejë një rekord të ri në ndeshjen ndaj Huescas

Messi do të thyejë një rekord të ri në ndeshjen ndaj Huescas duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Xavi është lojtari i cili ka pasur më së shumti paraqitje tek Barça, me gjithsej 767 paraqitje në të gjitha garat.

Messi tashmë ka 766 paraqitje dhe me ndeshjen ndaj Huescas ai do të barazojë rekordin që do të thotë se tash e mbas ai do bëhet lojtari më më së shumti paraqitje në histori të “Blaugranëve”.

Edhe Xavi u shpreh i kënaqur që ky rekord po thyhet nga Messi.

“Duhej të ishte Leo. Është mirë kur lojtari më i mirë në histori është ai që ka mbrojtur ngjyrat e Barçës më së shumti”, përfundoi Xavi.