Messi dhe Neymar do të qëndrojnë te PSG deri në fund të kontratës – asnjë skuadër nuk i dëshiron

Paris Saint-Germain është lodhur duke e ledhatuar Neymarin dhe po mendon shitjen e tij qysh në afatin kalimtar të kësaj vere.

Përveç brazilianit, klubi parisien po mendon që t’i ndajë rrugët edhe me Lionel Messin që kaloi si lojtar i lirë në verën e kaluar nga Barcelona.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, PSG do ta ketë shumë të vështirë që të shesë dyshen, duke ditur se pagat e tyre janë shumë të larta.

Nëse kontributi i tyre do të ishte i lartë në skuadër, atëherë parisienët nuk do e mendonin shitjen e tyre, mirëpo bashkimi i Messit me Neymarit ka sjellë vetëm dështim.

Dështimi i fundit është eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Real Madridit, atëherë ku shihej si kalim në çerekfinale, por Los Blancos përmbysën gjithçka, duke fituar 3-2.

Kështu, klubet evropiane nuk dëshirojnë t’i peshojnë financat e tyre, andaj nuk do të tentojnë të transferojnë Messi apo Neymarin edhe nëse janë si lojtarë të lirë.