Mesi vendosi rekord personal sipas numrit të asistimeve në La Ligë

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi mbrëmë përgatiti dy gola për bashkëlojtarët e tyre në triumfin mbi Vilarealin me 4:1.

Argjentinasi në gjiron e 34 të kampionatit të Spanjës i asistoi Luis Suarezit dhe Antoan Grizmanit dhe arrit deri 19 pasime, pas të cilave është arritur gol. Ky është rekord personal për Mesin.

Në sezonin 2010/11 dhe 2014/15, Leo ka bërë 18 asistime. Ai e kryeson edhe listën e shënuesve me 22 gola.

Këtë sezon, bartësi i gjashtëfishtë i “Topit të artë” ka 27 gola dhe 24 asistime në 38 ndeshje. /MIA