Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vitesh, Don Gummer, po jetojnë të ndarë.
Ikona fituese e “Oscar”, 74 vjeçe, dhe skulptori i nderuar, 76 vjeç, janë ndarë për më shumë se gjashtë vjet.
Në një deklaratë ekskluzive, një zëdhënës i yllit të dashur tha: “Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetë të ndara”.
Megjithatë, ata u panë së bashku për herë të fundit në Oscar 2018.
Çifti kanë katër fëmijë: kantautorin Henry Wolfe, 43 vjeç, dhe aktoret Mamie Gummer, 40 vjeçe, Grace Gummer, 37 vjeçe dhe Louisa Jacobson, 30 vjeçe, të cilët i rritën në kompleksin e tyre në Connecticut në qytetin e qetë dhe historik të Salisbury.