Merr fund pritja e madhe – rikthehet Zeneli, e nis nga stoli ndaj Monacos

Te mysafirët, për herë të parë është rikthyer edhe ylli i Kosovës, Arbër Zeneli që e nis nga stoli, shkruan lajmi.net.

Zeneli nuk ka qenë luajtur për skuadrën franceze që nga lëndimi i fundit që pësoi afër ligamenteve para disa muajve.

Sidoqoftë, në javët e fundit bëri disa paraqitje me ekipin e dytë dhe tani ka marrë ftesë për ndeshjen ndaj Monacos.

Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë, trajneri do t’i jap minuta që ta tregojë kualitetin.

Ky rikthim është në kohën më të mirë, duke marrë parasysh se Kosova do zhvillojë dy përballje në muajin mars, ato ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.