Merr fund dilema: Dua Lipa shkëmben puthje me të dashurin e ri rrugëve të Los Angelesit

Dua Lipa dhe Callum Turner duken më të lumtur se kurrë, teksa janë fotografuar duke pirë kafe.

Këngëtarja e “One Kiss” dhe i dashuri i saj, aktor britanik, u shfaqën të martën në krahët e njëri-tjetrit në fshatin Larchmont të Los Angelesit.

Ata po putheshin, përqafoheshin dhe buzëqeshnin ndërsa merrnin kade dhe bënin pak pazar.

Siç mund ta shihni, duken si një çift super i lumtur në fazat e hershme të një romance.

Callum mbajti një krah rreth shpatullës së Duas dhe ai mbante çantat e tyre të blerjeve.

Të njëjtit zyrtarizuan lidhjen teksa shkëmbyen puthje nga një vend i njohur të Hollywoodit Perëndimor.

Është e sigurt të thuhet se Dua dhe Callum kanë një fillim të nxehtë.

Sakaq, pritet të shihet se si do të shkojë në vazhdim kjo romancë e tyre.