Merr flakë vetura Silvas së Udineses, lojtari shpëton pa lëndime serioze

Lojtari i Udineses, Walace Souza Silva, është përfshirë në një aksident me veturë.
Sipas raportimeve të medieve italiane, automjeti i lojtarit është kapluar i tëri nga flakët, transmeton lajmi.net.

Fatmirësisht, lojtari nuk pësoi lëndime serioze trupore, mirëpo ka mbetur i tronditur nga ky rast.

Braziliani u transferua direkt në Spitalin e Udineses, teksa stafi ka thënë se nuk ka ndonjë problem serioz për lojtarin.