Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëri i ka ftuar të gjitha palët të respektojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin edhe krahas vendimit të Teheranit të rritë pasurimin e uraniumit dhe veprimet e SHBA-së të vendosin sanksione ekonomike.
Sipas marrëveshjes të lidhur në vitin 2015, Irani është dakorduar me Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në që të kufizojë programin bërthamor.
“U pajtuam se duhet të bëjmë gjithçka që nevojitet që të respektojmë marrëveshjen. Gjermania është e bindur se Irani nuk duhet të kontribuojë ose disponojë me armë bërthamore. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet diplomatike që të përkrahim atë marrëveshje e cila kuptohet se nuk është ideale, por është dokument që përmban detyrimet e gjitha vendeve”, ka thënë Merkel gjatë pres konferencës së përbashkët me presidentin rus, Vlladimir Putin në Moskë.