Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e ka akuzuar Iranin se gënjen lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas të udhëtarëve dhe ka shprehur ngushëllime deri te familjet e viktimave dhe anëtarëve të ekuipazhit.
“Irani gënjen. Siç gënjyen për programin e tyre të fshehtë bërthamor, njashtu tani gënjejnë edhe për avionin ukrainas. Nga fillimi e kanë ditur se e kanë rrëzuar. Ata e kanë ditur se ai është rrëzuar rastësisht, por kanë gënjyer me qëllim. Ata e kanë gënjyer mbarë botën. Kjo është në kundërshtim në mënyrën në të cilën duhet të veprojë një shtet i civilizuar. Ne shprehim ngushëllime për viktimat e mashtrimit dhe pakujdesisë së Iranit”, ka thënë Netanjahu.
Ai ka kërkuar nga Britania e Madhe, Gjermania e Franca të përfshihen në sanksionet amerikane kundër Iranit.