Meridiani ironizon me banorët në BBV, thotë se përdorën familjarët për të fituar pikë

Ish banori i BBV me po atë transparencë si i thoshte gjërat brenda shtëpisë po vazhdon edhe jashtë, shkruan lajmi.net.

 

Meridiani ka hapur një pyetësor ku ndjekësit patën mundësinë ta pyesin më shumë rreth eksperiencës së tij në Big Brother Vip.

Ndër të tjera ai u pyet edhe për jetën e tij private, kryesisht se si qëndron statusi i tij.

“S’na ke treguar a je i martuar? Dhe gruan se ke bere publike ta shihnim se bbv na ka shpif”, shkroi dikush nga ndjekësit.

Ndërsa Meridiani nuk ka përtuar të ironizojë me konkurrentët në Big Brother ku sipas tij po përdorin familjarët për të fituar pikë.

“E kam treguar por nuk paskeni qene vigjilente, jam futur ne nje format per Meridianin jo per te perdorur familjare te mi per te fituar pike aq me teper kur nuk duan aspak te jene publike, familja eshte e shenjte”, shkroi Ramçaj./Lajmi.net/