Rep-artistët janë më të paguarit në tregun muzikor shqiptar sa i përket koncerteve.
Shkak i kësaj pagese ata kanë një jetë luksoze dhe për këtë komentohen mjaft shumë në media, shkruan lajmi.net
Lajmi.net ua sjellë disa nga rep-artistët që posedojnë vetura të markave të reja dhe super luksoze.
1.Noizy
Artisti njihet për numrin e madh të veturave që posedon dhe shumica prej tyre janë nga markat më të reja.
Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar reperi i bëri dhuratë vetës duke blerë një makinë super luksoze e tipit ‘Lamborghini’.
2.Mozzik
Koleksion të veturave ka edhe rep-artisti tjetër Mozzik, ku së fundmi këtij koleksioni ia shtoi edhe një G-Class.
3.Majk
“Porsche”, “BMW” dhe “Audi” të viteve të fundit janë disa nga llojet e veturave që posedon reperi kosovar Majk.
Ai shpeshherë ndan imazhe në rrjete sociale me këto vetura.