Mendy i pakënaqur me ofertën e Realit, po mendon largimin

E ardhmja e Ferland Mendyt vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Real Madridi apo do të largohet.

Ferland Mendy është gati të refuzojë ofertën e Real Madridit për vazhdimin e kontratës, raporton Marca.

Mbrojtësi i majtë është ‘i pakënaqur’ me pagën e ofruar nga Los Blancos dhe kjo ka bërë që ai të mendoj largimin.

Francezi mund ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku Arsenal, Chelsea, Man Utd dhe Manchester City kanë shprehur interesim për të.

Mendy ka bërë 37 paraqitje për madrilenët këtë sezon derisa kontrata e tij përfundon në 2025, kështu që ai mund të largohet nga transferimi i lirë verën e ardhshme.

Madridi ka qenë gjithashtu i lidhur me një lëvizje për mbrojtësin e majtë të Bayernit , Alphonso Davies, kontrata e të cilit gjithashtu skadon në vitin 2025.

Opsionet alternative janë Fran Garcia, i cili është nën kontratë dhe Miguel Gutierrez , i cili bëri dhjetë paraqitje kur Zidane ishte në krye. por u shit në Girona në 2022.