Menduh Thaçi tregon pse e mbështet BDI-në

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emisionin ClickPlus në TV21, bëri të ditur arsyet se pse po e mbështet BDI-në në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Thotë se derisa të veproj politikisht nuk do të lejojë që Ziadin Sela të fitojë zgjedhjet.

“E përkrah BDI-në dhe në fushatë kam qenë konzistent në këto deklarime. Deri sa unë veproj politikisht me frymë nuk do të lejojë asnjëherë që Ziadini të fitojë zgjedhjet. Dhe kjo është duke ndodhur. E dyta pse e përkrah BDI-në është se nuk lejojë që fenomene si Bilall Kasami që katapultohet në politikë si kandidat i një partie të madhe maqedonase, sepse është deputet i LSDM-së, na paraqitet si vlerë e kandidaturës shqiptare në qytetin më të madh të shqiptarve”, tha në ClickPlus kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi./TV21