Menduh Thaçi rizgjidhet njëzëri për kreun e PDSh-së

Sot, në një atmosferë demokratike dhe me përgjegjësi të lartë politike, u mbajt Kongresi IX i Partisë Demokratike Shqiptare, ku me besimin e delegatëve z.Menduh Thaçi u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.

Kongresi zgjodhi edhe anëtarët e Kuvendit Qendror, duke forcuar unitetin, organizimin dhe vazhdimësinë politike të partisë.

Në kuadër të Kongresit të IX të PDSH-së, u miratua edhe Rezoluta politike, e cila riafirmon angazhimin për barazi të plotë️, përfaqësim autentik, demokraci dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Partia Demokratike Shqiptare mbetet e vendosur në rrugën e saj për përfaqësim dinjitoz, transparencë dhe angazhim të vazhdueshëm politik️.

Sekretariati për informim – PDSH