Menduh Thaçi mendon se zgjedhje mund të ketë në qershor

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptarë (PDSH) Menduh Thaçi beson se duhet të ketë zgjedhje në qershor. Ai theksoi në konferencën e sotme për shtyp se zgjedhjet janë të rëndësishme për rimëkëmbjen e ekonomisë në periudhën e ardhshme.

“Unë mendoj se pas festës së Bajramit (24 maj) pas 21, 22 ditësh të kemi zgjedhje. Është shumë e rëndësishme të kemi zgjedhje sepse përveç kësaj beteje me virusin, ne po përballemi edhe me një betejë të madhe, një betejë për rimëkëmbjen ekonomike të popullit tonë”, vlerëson Thaçi.

Ai theksoi se duhet të hapen objektet fetare, duke thënë se beteja me virusin do të zgjasë dhe se duhet të jetojmë me Kovid-19.

“Unë preferoj të hapen edhe objektet religjioze, por me shumë kujdes me përgjegjësi të madhe të krerëve të atyre objekteve dhe personave që punojnë. Unë preferoj të lehtësohen të gjitha situatat e shtrënguara me kusht nga Qeveria, por në të njëjtën kohë nuk do të thotë që pasi të lehtësohen këto masa edhe që ne si qytetarë do të qetësohemi. Përkundrazi, të gjithë do të sillen me përgjegjësi, që do të thotë larje e duarve, distancë, doreza dhe mbajtje e maskave”, tha Thaçi.