“Mendoj se cikli im te Sportingu nuk është mbyllur, nuk jam gati të largohem” – Amorim lë gojëhapur Liverpoolin

Emri numër një në listën e Liverpooli për të zëvendësuar Jurgen Kloppin, është Ruben Amorim i Sporting Lisbonës.

39-vjeçari shihet si kandidati i duhur për të nisur ciklin e ri të “The Reds”, megjithatë vetë portugezi distancohet nga zërat që e shohin në krye të anglezëve, të paktën për momentin.

Amorim, theksoi se nuk e ndjen se është momenti i duhur për të ikur nga Lisbona ndërsa shtoi se është shumë i përkushtuar ndaj Sportingut.

“Mendoj se cikli im te Sportingu nuk është mbyllur. Pas një viti kemi ndërtuar një frymë të re skuadra”.

“Ky sezon ka qenë i mrekullueshëm, dua që të vazhdojmë në këtë rrugë, unë ndjehem pjesë e Sportingut”.

“Nuk ndjej se është momenti i duhur për t’u larguar dhe prandaj jam shumë i fokusuar te skuadra”, ka thënë Amorim.