Mendes ia ofron Ronaldon Romës

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes i ka ofruar portugezin Romës.

E ardhmja e Ronaldos vazhdon të diskutohet këtë merkato.

Lojtari ka kontratë edhe një vit me Manchester United, por sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi portugezi nuk është i lumtur në ‘Old Trafford’.

Siç njofton ‘Gazzetta dello Sport’, agjenti Jorge Mendes i ka ofruar Cristiano Ronaldon Romës së Jose Mourinhos, transmeton lajmi.net.

Ylli portugez dhe ‘Special One’ kanë të njëjtin agjent, kjo mund të ndikojë që bisedimet të shkojnë në rrugën e duhur.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarit të Man United.