Memli Krasniqi: Nëse dikush di me i numru tri punë që i ka kry Qeveria Kurti, unë jam i lumtur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mendon se Qeveria Kurti s’ka bërë asnjë pune përgjatë 100 ditëshit.

Sipas tij, aty kanë njerëz që ideologjikisht qëndrojnë mirë, por praktikisht s’mund të bëjnë gjë.‘’Me njerz sic i mendon Kurti nuk mund të qeveriset. S’janë njerëz që po kryejnë punë. Ideologjikisht janë të mirë, por praktikisht nuk mund të kryejnë punë. Nëse dikush din me i njeh 3 punë që i kanë kry, unë jam i lumtur’’, thai Krasniqi në Rubikon.

”Asgjë e mirë në Kosovë s’ka ndodhur pa PDK’në”, shtoi ai.