Melisa Lleshi: Pas ndarjes kuptova që i dashuri më kishte tradhtuar me shoqen time

Pas eksperiencave televizive në emisionin e dashurisë “Përputhen” dhe atij të vallëzimit “Dace Albania, Melisa Lleshi tani është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Ndonëse ditët e parë në shtëpinë e famshëm, Melisa po merr vëmendje me debatet me banorët e tjerë dhe histori nga jeta e saj.

Së fundmi, banorja nga Shqipëria në një bisedë me Atdhe Xharavinën ka hapur zemrën dhe ka treguar një eksperiencë të saj personale.

Foto: Melisa Lleshi/Instagram

Ajo zbuloi se partneri që kishte në krah ka bërë që ajo të humb besimin në dashuri madje ajo rrëfeu se pas ndarjes kishte kuptuar se ai kishte një lidhje me një prej mikeshave të saj.

“Nëse nuk më pëlqen një gjë thjeshtë zhdukem, ishin të njëjtat fjalë, të njëjta gjëra. Më vona mora vesh që kishte shkuar me një shoqe time, jo shoqe e ngushtë, por prapë nuk bën”, ka thënë Melisa.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Kujtojmë që Melisa më parë kishte një histori dashurie me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Andi Shehu me të cilin u nda muaj më parë.

Ndryshe, theksojmë që përveç Melisës edhe këngëtarja e njohur, Dafina Dauti u bë pjesë e BBVK në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/