Melinda thotë se ajo është reperja më e mirë shqiptare

Reperja e njohur, Melinda Ademi është një prej emrave më të kërkuar dhe më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Ajo tashmë numëron hite të shumta dhe padyshim është mjaft e angazhuar me mbrëmje muzikore si në trojet shqiptare ashtu edhe në diasporë.

Por, ndonëse është aktive në rrjetet sociale, reperja është pak e pranishme me intervista, megjithatë një të tillë ajo e ka zhvilluar së fundmi për “After Party”.

Foto: Melinda/Instagram

Melinda u vu përball disa pyetjeve personale, disa prej të cilave ka refuzuar të iu përgjigjet.

Por, teksa u pyet se kush është sipas saj reperja më e mirë shqiptare, autroja e “Nashta” nuk ka hezituar të thotë emrin e saj.

Foot: Screenshot/YouTube

“Melinda”, ishte shkurt përgjigja e rap-artistes.

Ndryshe, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Mere” që u publikua në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/