Melinda Ademi publikon imazhe të reja nga udhëtimi i saj në SHBA (FOTO)

Rep artistja e njohur kosovare, Melinda Ademi ka ndarë me mbi 1 milion ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit, disa fotografi nga vizita e saj e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ylli i hitit “Mere”, e cila shumë herë ka rrëfyer për rritjen e saj përtej oqeanit në Nju Jork, në fotografitë e publikuara është parë të jetë në super formë.

Melinda duket të jetë çmallur më vendin ku është rritur, derisa këtë periudhë në SHBA ajo e ka shfrytëzuar edhe për të mbajtur koncerte për shqiptarët që jetojnë atje dhe e pëlqejnë muzikën e saj.

Kujtojmë, se para shumë vitesh Melinda ishte pjesë e spektaklit “American Idol”, ku pati marrë komplimente nga ikonat e muzikës, përfshirë Jennifer Lopez, Mariah Carey dhe Nicki Minaj.