Melinda Ademi me vallëzim provokues me hitin e Gjikos

Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Melinda Ademi ka publikuar një video në TikTok duke bërë një vallëzim provokues.

Ajo po kërcente me këngën më të fundit të reperit Gjiko “Ehemm”, të cilën këngëtari e solli në bashkëpunim me reperin Mak Zogaj.

Kënga ka vetëm një javë që është lansuar, megjithatë është bërë virale kudo në internet.

Kismet Kismet 🤌🏼♬ EHEMM – Gjiko & MAK ZØGAJ 

 

E siç duket, trendit i është bashkuar edhe Melinda Ademi e cila publikoi një video duke vallëzuar me këngën e Gjikos.

Ajo solli disa lëvizje tejet provokuese nën ritmet e kësaj kënge, derisa kishte veshur një fustan rozë të shkurtër.