Melinda Ademi blen veturë të re “Audi”, me vlerë prej mijëra eurosh (FOTO)

Rep artistja kosovare, Melinda Ademi e njohur për projektet e saj të super suksesshme, së fundmi është pajisur edhe me një veturë goxha luksoze.

Përmes disa postimeve në llogarinë e Instagramit, ylli i hitit “Qa din ti” ka bërë të ditur se ka blerë një makinë të tipit Audi A8L 5.0 TDI të vitit 2022.

Në bazë të kërkimeve nga Klan Kosova, një veturë e njëjtë si e Melindës, kushton rreth 88 mijë euro.

Melinda vazhdon të mbetet ndër artistet më të kërkuara për mbrëmje muzikore, koncerte e festivale, aktivitet ky që besohet t’i mundësojë të bërit një jetë luksoze.

Vetëm para pak ditësh, artistja nga Mitrovica ka publikuar këngën “Milano”, në të cilën ishte mysafire e rep artistit, Finem.

Video projekti muzikor i dyshes, Melinda dhe Marin ka rezultuar i suksesshëm, ndërsa për vetëm dy jave, ka arritur të grumbullojë afro 6 milionë klikime në platformën YouTube.