Mediet serbe merren me flokët e Shaqirit

Liverpooli triumfoi në derbin e qytetit ndaj Evertonit me shifrat 5:2. Në këtë ndeshje si titullar luajti edhe Xherdan Shaqiri, i cili bëri një super paraqitje dhe shënoi një gol.

Por, mediet serbe janë marrë me një aspekt tjetër në paraqitjen e sotme të futbollistit nga Zhegra e Gjilanit.
Ato janë marrë me flokët e Shaqirit, për të cilat ishte raportuar më herët se ai i kishte mbjellë.

“Zvicerani vjen me imazh të ri në derbin e Merseyside”, shkruan mediumi serb “telegraf.rs”.