Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një hajn të stolive të arit, i cili një qytetari në Urën e Gurit, me dhunë ia ka marrë stolitë. Hajni, siç informojnë nga MPB-ja, është arre stuar, ndërsa vlera e arit vlerësohet të jetë 800 euro.
Tutje, nga MPB njoftojnë se bëhet fjalë për personin A.S (22) nga Shkupit, i cili ka kryer katër vepra penale “vjedhje të rëndë në mënyrë tinëzake”, me çka ka përfituar në mënyrë joligjore 52 mijë denarë.
“I denoncuari në mënyrë të ngjashme i ka kryer veprat në periudhë prej 18 nëntor, deri më 3 dhjetor të vitit 2019. Ai, me përdorimin e dhu nës, nga të dëmtuarit kanë marrë stoli ari, të cilën e kanë mbajtur me vete. Veprën e parë e ka kryer me 18 nëntor 2019 në rrugën ’11 Tetori’. Ndërsa tre veprat tjera i ka kryer në afërsi të Urës së Gurit në Shkup, më 28 nëntor, 1 dhe 3 dhjetor të këtij viti”, thonë nga MPB.
Maqedoni Arrestohet 22 vjeçari që ka plaçkitur qytetarët mbi Urën e Gurit