Lëndimi i Pedrit duket të jetë më serioz nga sa është menduar.
Sipas medieve në Spanjë, futbollisti me shumë gjasë e ka humbur pjesën tjetër të sezonit.
Futbollisti u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt në kuadër të çerekfinales së dytë të Europa Leagues.
21-vjeçarit iu paraqitën probleme me kofshën e majtë, me ç’rast u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.




