Burnley shkarkon trajnerin Sean Dyche

Përmes një njoftimi për medie, Burnley ka bërë të ditur se e ka liruar nga puna trajnerin Sean Dyche.

Dyche shërbeu për 10 vite te Burnley, duke u bërë kështu trajneri që qëndron më së gjati në një klub të vetëm, nga trajnerët aktualë në Premier League.

Dyche u ndihmoi “The Cralets” që të ngjiten në Premier League në vitin 2016, ku që prej asaj periudhe nuk kanë rënë nga kategoria., ndërsa këtë sezon Burnley gjendet në zonën e rënies një ligë më poshtë.

Në njoftimin zyrtar të Burnley gjithashtu bëhet e ditur se nga puna janë shkarkuar edhe ndihmës-trajneri, Ian Woan dhe trajneri i portierëve, Billy Mercer.

Pas largimit të Dyche, është Jurgen Klopp trajneri që ka qëndruar më së gjati në një skuadër në Premier League. Gjermani ka plot gjashtë vite e 186 në krye të “Të Kuqve”./Lajmi.net/