Mediet angleze: Perisic pajtohet për të kaluar në Chelsea

Ivan Perisic është pajtuar për t’u transferuar në Chelsea në këtë verë.

Futbollistit i skadon kontrata këtë vit me Interin dhe do të largohet nga “Giuseppe Meazza” si transfer i lirë.

Anësori ka shkëlqyer këtë sezon me “zikaltrit”, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 33 ndeshje.

E gjitha kjo e ka shtyer skuadrën londineze të interesohet për shërbimet e lojtarit.

Problem në këtë mes përbën mosha e lojtarit i cili tashmë ka mbushur 33 vjet dhe nuk mund të premtojë vazhdimësi për një kohë të gjatë.