Mediat serbe: Ja kush e rrezoi planin e Albin Kurtit

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në ditët e ardhshme pritet formimi i qeverisës së re, rrëzimi i planit të Kurtit është edhe një dëshmi e ndikimit amerikan ndaj atij evropian, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Vendimi i Gjykatës i jep të drejtë formimit të qeverisë pa shkuarje në zgjedhje dhe marrjen e drejtimit nga Hoti që përbën edhe një manifestim të ndikimit amerikan ndaj atij evropian dhe ndikimit në skenën politike në Kosovë.

Gjermania dhe Franca të përkujtojmë se kanë kundërshtuar kundër mocionit të qeverisë Kurti, ndërsa Uashingtoni ishte mbështetës i iniciativës. Epilogu i krizës dy mujore në Prishtinë pritet të zgjidhet në ditët në vijim me zgjedhjen e kabinetit të kryeministri Hoti, për të cilën mbështetje kanë dhëne edhe AAK e Haradinajt dhe Nisma social-demokrate e Limajt, pakicat dhe Lista Serbe.

Në të njëjtën kohë mbështetësit e Kurtit kanë paralajmëruar protesta për shkak ndërrimit të tij, ndërsa vetë lideri i Vetëvendosjes Kurti e ka cilësuar të padrejtë edhe të papranueshëm vendimin.

“Në vend të komentoj Kushtetutën, Gjykata ka tentuar që të arsyetoj të drejtën e presidentit” ka shkruar Kurti, që kishte kërkuar të shpallet jo kushtetues dekreti i Thaçit për mandatarin e ri.

Duke reaguar në këtë vendim i dërguari special i presidentit Tramp për dialogun Grenell ka kërkuar nga të gjithë të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese:

“Që të sigurohet paqe dhe stabilitet dhe të sigurohet integriteti i Gjykatës të gjithë duhet të respektojnë vendimin. Mezi po pres vazhdimin e punës me popullin e Kosovës edhe qeverinë e saj” ka thënë Grenell.

Analisti politik Nemanja Staroviç për “Novosti” theksoi se vendimi i Gjykatës ishte i pritshëm sepse ishte mënyra e vetme e tejkalimit të krizës institucionale e nxitur me sjelljen absurde të Kurtit me aktin më të lartë të Kosovës:

“Kjo është në harmoni edhe me pozitën e Uashingtonit, që ka fokusuar liderin e Vetëvendosjes si pengesën kryesore për vazhdimin e dialogut dhe Grenell hapur e pat shprehur pakënaqësinë me te” tha ai

Largimi i Kurtit dhe emërimi i qeverisë së re dëshmon ndikimin amerikan në skenën politike të Kosovës, duke i lënë Amerikës në dorë përgjegjësinë shtesë të arritjes së zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës dhe detyrim të shqiptarëve për kthim në dialog dhe heqjen dorë nga kërkesat maksimale për të hapur rrugë kompromisit për raportet serbo-shqiptare mendon Staroviç.

Ndërkohë sekretari i ministrisë së jashtme Veljko Odaloviç vlerësoi se me vendimin e Gjykatës u ndërpre agonia politike dhe shpreson se me formimin e qeverisë së re do vazhdojë dialogu dhe do të arrihet zgjidhje e qëndrueshme:

“Ne na duhet një partner i besueshëm në Prishtinë, që do ketë mandat për bisedime për temat e vështira dhe të arrihet zgjidhje e caktuar që mund të realizohet. Kot arrihen marrëveshje nëse ato nuk realizohen” tha ai.