Mediat gjermane shkruajnë për Loredanën dhe reperin me të cilin u tha se është në lidhje

Ditën e djeshme në media u përfol se Loredana Zefi dhe reperi gjerman Bonez janë në lidhje dashurie

Krejt kjo pasi dyshja publikonin fotografi dhe video në llogaritë e tyre, nga vendet e njëjta, madje Bonez publikoi dhe Loredanën por gjithmonë duke mos i nxjerrë në pah fytyrën.

Duke qenë se u zbuluan shumë shpejt, ishte Loredana ajo e cila reagoi duke thënë se thjesht e kishte shoqëruar gjatë koncertit të tij, pas marrjes së një çmimi, “Best live act”.

Për këtë po shkruajnë edhe mediat gjermane të cilët po e konsiderojnë si një flirt Instagrami. Media Bravo.de shkruan se fansat tashmë kanë filluar me thashethemet se Bonez mund të jetë i dashuri i radhës reperi për këngëtaren gjermane e cila është më e suksesshmja e momentit.

Madje reperi gjerman ka publikuar dhe një fotografi me Loredanën në Instagram ku ka shkruar “Kampionët e padiskutueshëm”, ndërsa nuk ka munguar dhe komenti i reperes e cila e krahason Bonez me reperin Drake.