Ndeshja në mes të Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në “Jeddah Super Dome”.
Këtë e konfirmoi menaxhmenti i Jeddah Super Dome.
Jeddah Super Dome ka pritur më parë edhe ndeshjet të WWE.
Sa i përket meçit, Joshua do të përpiqet t’i rifitojë titujt e tij në WBA, WBO dhe IBF pas një humbjeje me vendim unanim pikërisht ndaj ukrainasit në shtator të vitit që lamë pa.
Joshua thuhet se është bashkuar me trajnerin e ri Robert Garcia, i cili u fotografua me Angel Fernandez, në bazën e tyre aktuale të trajnimit në Universitetin Loughborough.
Ndeshja pritet të zhvillohet më 23 korrik, përkundër raportimeve për shtyerje.




