Sot shënohet “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, 1 qershori.
Me këtë datë mbarë botën festohet, pasi pikërisht me 1 qershor është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925, shkruan lajmi.net.
Për nder të kësaj date, shumë urime dhe dedikime bëhen drejt fëmijëve.
Madje ka edhe nga ata që ngrisin zërin për të drejtat e fëmijëve.
Së fundi ishte edhe reperi, Capital T, që ka reaguar në profilin e tij të ‘Instagramit’.
Ai ka postuar një video të ëmbël ku shfaqet duke mbajtur në krahë një fëmijë teksa interpreton në një skenë.
“Urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Ne duhet t’i duam e t’i mbrojmë ata sepse janë e ardhmja jonë”, tha ai.
Reperi njihet gjithashtu për ndihmat që ka bërë për shumë vitesh./Lajmi.net/