Fansat e Johnny Deep dërgojnë një anije me detaje të “Pirates of the Caribbean” para gjykatës

Një anije me detaje të “Pirates of The Caribbean” “lundroi” para gjykatës Fairfax në Virginia, ku po vazhdon gjyqi i Johnny Deep dhe Amber Heard.

Në anije shfaqej një flamur i “Pirates of the Caribbean” dhe një spirancë, e maskuar për t’u dukur si një anije pirate e mbuluar me imazhe, duke përfshirë fytyrën e personazhit të Depp, kapitenit Jack Sparrow.

Duket se fansat nuk heqin dorë nga mbështetja për piratin e preferuar (ndonëse Depp ka deklaruar se nuk do të luajë më kurrë në “Pirates of the Caribbean”).

Për gjashtë javët e fundit, gjyqi Depp-Heard është në qendër të vëmendjes.

Gjykata nuk ka arritur ende në një vendim.

Depp, ka paditur ish-bashkëshorten Amber Heard, 36, për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ai ishte shpifur nga një shkrim i Washington Post i vitit 2018, në të cilin Heard e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.