“Më telefonoi Ferguson, e mendova seriozisht kalimin te Man United”

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, thotë se e konsideroi bashkimin me “Djajtë e Kuq”, kur mori telefonatën nga Sir Alex Ferguson.

Polaku flet për vitin 2012, kur ishte 23 vjeç dhe sapo kishte shënuar 30 gola në të gjitha garat, në sezonin e tij të dytë te Borussia Dortmund.

31-vjeçari shton se reputacioni i Ferguson e shtynte drejt këtij veprimi, por Dortmundi ndërhyri shumë shpejt dhe e shmangu kalimin e tij në “Old Trafford”.

“Unë flisja rregullisht me Fergusonin, pas dy vitesh te Dorussia Dortmund. Interesimi i tij më bëri ta mendoja me të vërtetë transferimin te Manchester United”, tha Lewandowski për “The Guardian”.

“Joshja ishte për shkak të Ferguson dhe emrit të Manchester United. Borussia Dortmund tha prerë: Jo, kjo nuk bëhet! Të merrje një telefonatë nga Sir Alex Ferguson, sidomos për një lojtar të ri, ishte diçka e mahnitshme. Ajo ditë ishte e veçantë për mua”.

Lewa, që është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2014, po kalon një sezon ëndrrash.

Ai deri më tani ka realizuar 38 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat dhe ësht vetëm 5 gola larg barazimit rekordit personal në karrierë, kur në sezonin 2016/17 kishte shënuar 43 gola.

Ai jo që do ta thyjë këtë rekord, por duke parë se sa shumë ndeshje kanë mbetur, ka mundësi edhe të ka shifrën e 50 golave, diça që në dekadën e fundit e kanë arritur vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke mos e përjashtuar Zlatan Ibrahimovicin që regjistroi shifra rekord në karrierë në sezonin e fundit te PSG, 2015/16. Ai shënoi 53 gola në 58 paraqitje.