Më shumë të shëruar se sa të infektuar nga virusi

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 2.456 teste të realizuar në gjithë vendin. Më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup. Instituti për Shëndet Publik ka evidentuar 26 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.364 raste, prej të cilëve 148.872 janë shëruar, kurse 5.435 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.057 raste aktive me virusin korona.